Përballje

Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21 në Kualifikimet e Evropianit


Kosova U21 pësoi disfatë përballë Anglisë U21 me rezultat 0:5.

Anglia ishin dominant ndaj dardanëve ku shënuan dy gola në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e dytë nga Keane Lewis-Potter.

Pas vetëm 11 minutash Anthony Gordon dyfishoi epërsinë për Anglinë.

Në minutën e 52-të Cameron Archer shënoi golin e tretë për Anglinë.

Në minutën e 72-të Archer shënoi përsëri për rezultatin 0:4.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes, Kosova shënoi në portën e gabuar për rezultatin përfundimtar 0:5.

Kosova momentalisht radhitet në pozitën e katërt me 11 pikë, ndërsa Anglia janë në vendin e parë me 25 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore