Përballje

Kosova U19 pëson humbje në momentet e fundit nga Ukraina në ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit


Në ndeshjen e parë të Grupit të 3-të në “Maind Round”, e vlefshme për Evropianin 2023, Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në ballafaqim me Kombëtaren U19 të Ukrainës, me rezultat 1:0.

Fati nuk ishte në anën e Dardanëve të rinj ngase humbja erdhi në sekondat e fundit apo më saktë në minutën e pestë të lojës shtesë.

Pjesa e parë e ndeshjes u përmbyllë pa gola dhe secila kombëtare arriti të krijojë disa gjysëmraste, por jo edhe sa të rrezikoheshin seriozisht të dyja portat.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga të dyja palët. Ukrainasit ishin më të rrezikshëm, por Dardanët u treguan të fortë dhe të përqendruan sidomos në fazën e mbrojtjes dhe nuk u lejuan shumë hapësira ukrainaseve.

Kur të gjithën menduan se ndeshja do të përfundojë pa gola dhe kur gjyqtari dha 4 minuta lojë shtesë, në sekonda e fundit të minutës së 5-të Yamoliuk u kujdes për fitoren e Ukrainës.

Menjëherë pas shënimit të golit pa arritur të niset loja nga mesi gjyqtari dha shenjë për përfundimin e ndeshjes. Dardanët U19 të dielën, më 20 nëntor takohen me Suedinë në orën 18.30 në të njëjtin stadium.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore