Sport

Kosova U-19 mposhtet përsëri


Kombëtarja e shpresave të Kosovës, ajo për grupmoshat U-19, ka vazhduar formën e dobët.

Verdhekaltrit e rinjë kanë humbur ndeshjen e tretë radhazi në këtë muaj.

Sot, kundështar i tyre ishte Uellsi, që vizitoi Kosovën.

Ndeshja nisi shumë më mirë për ishullorët.

Vetëm pas 16 minutash, Hughes shënoi nga penalltia për epërsinë e parë të “dragonjve”.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Kosova morri edhe një goditje tjetër.

Luke Harris i Fulham-it shënoi për 0-2 në minutën e tretë shtesë.

Në pjesën e dytë, Hughes shënoi përsëri për rezultatin përfundimtar që do të ishte 0-3.

Kosova është e fundit në grup, me tre humbje në po kaq ndeshje.

Udhëheq Gjeorgjia me shtatë, dhe ndjekin Norvegjia me gjashtë dhe Uellsi me katër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore