Lajme

Kosova miraton Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar


Flamuri i Kosovës.

Kosova, ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e Kanadasë.

Përmes kësaj deklarate synohet që të mbrohen të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.

“Miratimi i kësaj deklarate është hap i rëndësishëm i përmbushjes së zotimeve të bëra nga Presidentja Osmani, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Samitin për Demokraci, iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftimin e zyrës.

Ndryshe ky është njëri nga zotimet e Samitit Për Demokraci.

Deklarata ripohon parimet e vendosura të të drejtave të njeriut, pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit, siç përshkruhet në instrumentet ndërkombëtare.

Njëri nga Samitet e Demokracisë.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 9: Askush nuk duhet t’i nënshtrohet arrestimit, ndalimit ose internimit arbitrar”.

“Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, neni 9, seksioni 1: Askush nuk mund t’i nënshtrohet arrestimit ose ndalimit arbitrar. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse për arsye dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”.

Si dhe deklarata kundër Ndalimit Arbitrar bazohet edhe në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

“Oficerët konsullorë kanë të drejtë të vizitojnë një shtetas të shtetit dërgues i cili është në burg, paraburgim ose paraburgim, për të biseduar dhe korresponduar me të dhe për të rregulluar përfaqësimin e tij ligjor. Ata gjithashtu kanë të drejtë të vizitojnë çdo shtetas të shtetit dërgues që ndodhet në burg, ose paraburgim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore