Lajme

Kosova merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender Europe” me mbi 1 mijë pjesëtarë


DEFENDER- Europe 23

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjen “DEFENDER- Europe 23” me mbi 1000 pjesëtarë.

Mehaj lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë”.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë 25 vende të NATO-s dhe partnere të saj.

“Forca e Sigurisë së Kosovës krah për krah me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë në finalizim të fazës planifikuese të Stërvitjes së përbashkët “Defender- Europe’23”.

“Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë në konferencën finale planifikuese katër ditore në Budapest të Hungarisë, të Stërvitjes “DEFENDER- Europe’23”.

Ministri tutje ka sqaruar edhe objektivat kryesore në këtë stërvitje.

“Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore”.

Ndryshe, stërvitja “DEFENDER – Europe’23”, është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate”.

Edhe, Shqipëria do të mirëpresë sërish stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore