Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për lidhjen e marrëveshjes për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmitme Maqedoninë e Veriut.
“Kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”.
Pas miratimit të nismës, ministria fillon zbatimin e veprimeve për lidhjen e marrëveshjes.
Sipas studimeve të bëra vitet e fundit nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bazuar në numrin e popullsisë kanë dalë të jenë dy nga vendet me më së shumti rrezik nga ekstremizmi i dhunshëm në Evropë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lavrov: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – Perëndimi e sheh si fener të demokracisë
-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna