Sport

Kosova do të përballet me Bjellorusinë, vetëm fitorja është rezultat i duhur


Kosova sonte (e hënë) do ta luajë ndeshjen e katër kualifikuese të Kampionatit Evropian, ku do të përballet në udhëtim te Bjellorusia.

Për shkak të sanksioneve ndaj bjellorusëve, ndeshja do të zhvillohet në “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit pa praninë e tifozëve.

Dardanët vijnë në këtë ndeshje pas tre barazimeve në po aq ndeshje, derisa mbajnë vendin e katërt me tre pikë.

Pra, sonte ndaj Bjellorusisë, Kosova duhet patjetër që të dalë me pikë të plota për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Ndërkohë, sa i përket Bjellorusisë, ata ende nuk e kanë marrë asnjë fitore, ku pas tre ndeshjeve të luajtura s’kanë asnjë pikë dhe janë në pozitën e fundit.

Në anën tjetër, Rumania e mban vendin e dytë (vendi që Kosova synon) me shtatë pikë, dy më pak se lideri Zvicra, që pikërisht do të përballen mes vete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore