Lajme

Kosnett: Vuçiç ka zgjedhur Putinin para Perëndimit, kjo nuk është udhëheqje, është frikë morale


Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se duket se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit.

“Pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Kjo nuk është udhëheqje, është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai.

Ndryshe më 25 shkurt, pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, mori anën e Ukrainës, duke thënë se ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës, por nuk harron miqësinë me Rusinë.

Ai tha se Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk dorëzohet, sepse kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur Serbinë, por edhe i kupton mirë nevojat e shtetit të tij.

Dhe për këtë arsye, u deklarua se Serbia ka interesat e saj jetike, kombëtare dhe shtetërore, por respekton edhe miqësitë tradicionale me Rusinë, dhe nuk harron atë që ndodhi në vitet 1999 deri 2015.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore