Shqipëria

Kontigjenti ushtarak niset në Afganistan, Peleshi: Trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo


Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur me mision në “Camp Arena” në Herat të Afganistanit.

Përmes një postimi në median sociale “Facebook”, më 31 janar, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka uruar ushtarakëve mision të mbarë.

Ai ka theksuar se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe se trupat tanë janë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

“Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena, në Herat, në misionin Resolute Support”.

“Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren. Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, shkruan ministri Peleshi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore