Lajme

Konjufca si u.d i presidentit letër Kurtit: Ju lus, propozojeni emrin e mandatarit për kryeministër


Glauk Konjufca, nga pozita e sapo marrë e ushtruesit të detyrës të Presidentit të Kosovës, i ka dërguar letër Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, duke i kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër.

Në akord me dispozitat kushtetuese, Konjufca i shkruan Kurtit pasi në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje.

“Si u.d i President i vendit ju lus që të propozoni emrin e mandatarit për Kryeministër”, thuhet pos tjerash në letër.

Konjufca u pozicionua në pozitën e u.d të Presidentit, pasi i kaloi automatikisht posti me t’u zgjedhur kryetar i ri i Parlamentit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore