Lajme

Konjufca: Mungesa e zhvillimit të politikave lokale na humbi zgjedhjet


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se një dimension që i mungon Vetëvendosjes është zhvillimi i politikave lokale, “për këtë edhe kemi humbur zgjedhjet lokale”.

“Mendoj që ky është faktori kryesor i një rezultati të tillë. Vetëvendosja prej kur është themeluar është marrë me tema nacionale prej planit të Ahtisarit, prezenca e UNMIK-ut, dialogu problematik me Serbinë, pastaj korrupsioni dhe drejtësia në Kosovë dhe luftimi i krimit të organizuar”, tha Konjufca në T7.

“Këto janë disa tema të nivelit nacional dhe figurat kryesore të Vetëvendosjes, prej Albinit dhe të gjithë të tjerët më shumë kanë qenë të fokusuar në Prishtinë dhe në nivel nacional”.

Sipas tij, partitë e tjera janë frikësuar se po zhduken në zgjedhjet e fundit, andaj janë bashkuar.

“Partitë tjera mendoj që edhe s’kanë qare pa u bashkuar. Sepse unë mendoj se çfarë ka ndodhur në zgjedhje nacionale unë mendoj që partitë tjera edhe janë frikësuar se po zhduken”, shtoi Konjufca.

“Në vitin 2025 mund të jetë kështu, kanë me qenë katër kandidatë për kryeministër. Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj përkundër Albin Kurtit”, thotë Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ka dalë fituese në katër komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore