Shqipëria

Kongresmeni Zeldin i kërkon DASH-it akses për informacione ndaj Berishës


Kongresmeni republikan, Lee Zeldin, ka kërkuar informacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha, non grata.

Ai i ka dërguar letër komisionit të ligjeve në DASH.

Kjo kërkesë vjen pas pyetjeve që i drejtoi ditën e djeshme, Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Lee Zeldin i kërkoi Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke e cilësuar Berishën si aleat të George Bush dhe kundërshtar të George Soros.

Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Blinken, nga ana tjetër theksoi se procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e tij.

Ai ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas sekretarit amerikan, procedurat për t’ia ndaluar Sali Berishës hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhvilluar në një proces normal.

“SHBA-ja vijojn të shohë përtej kufijve për ata persona të përfshirë në korrupsion që sfidojnë parimet e demokracisë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore