Lajme

Konfirmohet burgimi i përjetshëm për Messina Denaro-n


Gjykata e Apelit në Caltanissetta të Italisë konfirmoi të mërkurën dënimin e përjetshëm të vendosur ndaj superbosit të burgosur të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, raporton agjencia Ansa.

Denaro u shpall gjithashtu fajtor për bombat e vitit 1992 që vranë gjyqtarët anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë publike në një ditë kur Italia shënon 31-vjetorin e sulmit me bombë në Via d’Amelio në Palermo që vrau Borsellino-n dhe pesë anëtarë të sigurimit të tij.

Messina Denaro u kap në mesin e janarit në një klinikë kanceri në Palermo pas 30 vitesh në arrati dhe tani është nën një regjim të rreptë në burgun e sigurisë maksimale në L’Aquila.

Përveç vrasjes së Falcone dhe Borsellino, superbosi nga Trapani u dënua për vrasjen e Giuseppe Di Matteo, djalit 12-vjeçar të një dëshmitari, i cili u mbyt dhe u shpërbë në acid në vitin 1996, dhe për bombardimet në vende artistike dhe fetare në Milano, Firence dhe Romë që vranë 10 persona dhe plagosën 40 të tjerë.

Messina Denaro mbërriti në Shqipëri dhe Mal të Zi, sipas hetimeve

Messina Denaro dhe bosët e arratisur, si funksionoi mafia nën drejtimin e tij 30-vjeçar?

Ekskluzive për AP – Gazetari italian kronist i mafies, Salvatore Cusimano: Matteo Messina Denaro, korleonezi i fundit

30 vjet pas kapjes së Toto Riina-s, drejtësia përndiqet nga “strofulla” që nuk u kontrollua kurrë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore