Lajme

Messina Denaro dhe bosët e arratisur, si funksionoi mafia nën drejtimin e tij 30-vjeçar?


Mafia arkaike për ta rikthyer Cosa Nostra-n është në rrugën e duhur.

Dhe më pas, krahas burrave të nderit me mbiemra të rëndë vijnë burra të tjerë të besuar, mundësisht masonë, zona gri e Cosa Nostra-s.

Një zonë e fshehtë e “jakave të bardha” e implementuar  veçanërisht brenda shëndetit publik, ku Matteo Messina Denaro kishte interesa të forta dhe përgjonte lumenj parash.

Një zgjedhje strategjike nga Denaro. e kultivuar gjatë periudhës së mosveprimit të tij, edhe para arrestimit të Riina-s dhe Provenzano-s.

Kjo mund të shihet nga emrat që kanë dalë në hetimet e ditëve të fundit.

Bosët e vjetër të mafies në emër dhe për llogari të Messina Denaro-s: Vito Gondola në Mazara, Franco Luppino në Campobello di Mazara, Mimmo Scimonelli në Partanna, apo edhe Ciccio Pace, Franco dhe Pietro Virga, bijtë e të burgosurit të përjetshëm Virga dhe ish-këshilltarit të qytetit, Francesco Orlando në Trapani.

I penduari Nino Giuffre në vitin 2002 tregoi se si Messina Denaro po riorganizonte “provincën” e Trapanit, “duke u kthyer në origjinën e saj dhe mbështetjet e lashta”.

Mafia e kontrolluar nga Denaro është rigjeneruar duke vënë në krye bosët e së kaluarës dhe duke gjallëruar lidhjen me Masonerinë.

Një i penduar nga Kalabria, një mjek, Marcello Fondacaro, tregoi për ekzistencën e një shtëpize sekrete të quajtur “Sicilia”, së cilës do t’i përkiste Messina Denaro-s.

Fondacaro është një njohës i thellë i mafies Trapani, këtu ai kishte ardhur për të gjetur partnerë dhe para për të ndërtuar një resort në Kalabri, në Capo Vaticano, dhe mafia donte të ndërtonte një klinikë të specializuar me të në Marsala.

Lidhjet me Masonerinë po shfaqen dhe ndoshta pikërisht në këtë kontekst mund të mbërrijnë në ditët në vijim urdhrat e arrestimit në lidhje me “rrjetin” që mbronte bosin e mafies.

Mësohet se mjeku personal, Alfonso Tumbarello, nën hetim, rezulton të jetë pjesëtar i Masonerisë së Orientit të Madh të Italisë, emri i një mjeku tjetër mason, Quintino Paola i lozhës “Ferrer” në Castelvetrano, doli në ditarin e Giovanni Luppino, shoferit të të arratisurit.

Më pas erdhi lajmi se karabinierët shkuan për të kontrolluar shtëpinë e Antonio Messina-s, një avokat (i pezulluar prej vitesh), një mafioz, një njeri i nderit dhe një mason i mbajtur konfidencial edhe ndër lozha.

Në shtëpinë e Mesinës, karabinierët kërkojnë gjurmët biologjike që ka lënë shefi.

Avokati Messina, mbi shtatëdhjetë vjeç, i lirë prej disa vitesh, prej kohësh duket se është intensivisht mes Bolonjës, Castelvetranos dhe Campobello di Mazara.

Shtëpia e tij rezultoi të ishte përballë asaj ku banonte një tjetër Messina Denaro, Salvatore, vëllai i Matteos.

Avokati Messina është një nga emrat e mafies së vjetër që me Messina Denaron janë kthyer për të komanduar dhe bërë biznes.

Një lidhje gjithnjë e më e fortë shfaqet midis mafies dhe masonerisë.

Komisioni i fundit parlamentar antimafia, Presidenti Morra, dorëzoi një raport mbi marrëdhëniet midis lozhave dhe Cosa Nostra-s në procesverbalet e Dhomës dhe Senatit.

Veprimtaria hetimore e kryer nga organi dydhomësh tregoi për praninë e mafiozëve të infiltruar në Masonerinë.

Kanali masonik vazhdon të përdoret nga sipërmarrës dhe profesionistë për t’iu afruar magjistratëve në përpjekje për të “rregulluar” rezultatin e gjyqeve.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore