Lajme

Komuna e Prishtinës largon kiosqet te hyrja e QKUK-së


Largimi i kiosqeve te hyrja e QKUK-së.

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, të martën ka ndërmarrë një aksion me qëllim që të lirohen hapësirat pranë hyrjes qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e aksioneve për lirimin e hapësirave publike, sot ka ndërmarrë një aksion që kishte për qëllim lirimin e hapësirave pranë hyrjes qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës – QKUK-së”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në të cilin thuhet se ky aksion është bërë në vazhdën e aksioneve që ka ndërmarrë kjo Drejtori për lirimin e hapësirave publike.

Largimi i kiosqeve te hyrja e QKUK-së

“Gjatë ditës Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Florian Dushi, bashkë me Drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar këtë lokacion dhe kanë përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve nga ana e inspektorëve komunal të Komunës së Prishtinës”, është thënë në njoftim.

Përveç kësaj, në njoftim është thënë se gjatë këtij aksioni, Drejtoria e Inspeksionit, në koordinim edhe me ndërmarrjen “Hortikultura”, veç lirimit të kësaj hapësire nga kiosqet dhe gjësendet tjera që shërbenin për shitje të mallrave të ndryshme e të cilat ishin të vendosura ilegalisht aty, ka bërë edhe pastrimin e gjithë kësaj zone nga grumbulli i madh i mbeturinave të krijuara në atë hapësirë.

Largimi i kiosqeve te hyrja e QKUK-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore