Lajme

Komshiç: Dodik sillet si ujk, herë është i vetmuar, e herë në tufë me Beogradin


Zheljko Komshiç

Sipas anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës – nga entiteti kroat – Zheljko Komshiç, komuniteti ndërkombëtar e ka vënë veten në një pozicion ku presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – Millorad Dodik, thotë dhe bën atë që dëshiron.

“Për shumë vite, bashkësia ndërkombëtare e ka vënë veten në një pozitë ku, në terma popullorë, Dodik nuk i kultivon as dy për qind. E pashë shtypin e tij, punon shumë inteligjent, e uli pak tonin, por e gjithë historia është e njëjtë”, ka tëhnë Komshiç në një intervistë për rrjetin ballkanik të lajmeve “N1”.

“Të huajt e kanë vënë veten në pozitën që nuk mund t’i bëjnë asgjë, edhe nëse marrin një vendim për shkarkimin e tij, nuk do të zbatohej. Nëse donin të dërgonin një mesazh të fortë, duhet të kishin ndërprerë pagesat nga llogaria e vetme, e cila mblidhet nga TVSH-ja”.

Ka mekanizma kundër Dodik-ut, pohon ai “godite një njeri në xhep dhe kjo e lëndon më shumë”, duke shtuar se do të ishte një ndëshkim si për Dodik-un ashtu edhe për politikën e tij që zgjedh populli”.

Sipas tij, presidenti autoritar i RS-së sillet si një ujk, dhe për këtë nevojitet një bari.

“Dodik sillet si ujk. Herë është i vetmuar, e herë në një tufë me Beogradin. Kur ke një ujk, të duhet një bari që të kujdeset për kopenë. Bariu u gjet në Zagreb, dhe kopeja ishte…? Tani merrni me mend se kush është. Të them të drejtën, janë kryesisht myslimanët boshnjakë dhe ne të tjerët ata që nuk duam të vendosemi në grup”.

Ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë dhe Presidentit të RS-së, Milorad Dodik, nuk kanë qenë kurrë më keq dhe po përkeqësohen.

Në daljet e tij publike, Dodik publikisht e quan Përfaqësuesin e Lartë në BeH, Christian Schmidt, një përfaqësues të lartë “të rremë”, ndërsa ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë, Michael Murphy, një ambasador “të rremë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore