Shqipëria

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ndryshimet e reformës në drejtësi në mungesë të konsultimit dhe transparencës


Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KShH) ka nxjerrё njё deklaratё pёr media nё tё cilёn ka shprehur shqetёsimin pёr ndryshimet e reformёs nё drejtёsi nё mungesёn e procesit tё konsultimit dhe transparencёs.

“Shoqëria civile shpreh shqetësimin për procesin e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të dhjetë projektligjeve të lidhura me paketën e reformës në drejtësi”, shkruhet nё deklaratёn e publikuar nga KShH.

Sipas deklaratёs Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit plenare dhjetë projektligje në shkelje të procedurës sipas neneve 26, 27 dhe 28 të Rregullores së Kuvendit.

Projektligjet u miratuan me propozim tё Kryetarit tё Parlamentit, Gramoz Ruçi, duke sjellё 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, ligjet organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë, ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucionet e reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas asaj qё shkruhej nё deklaratё.

“Neni 83, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndalon zbatimin e procedurës së përshpejtuar në shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, shkruan KShH.

Gjithashtu, proceduara e ndjekur nga Komisioni i Ligjeve ёshtё kryer në mungesë të transparencës me publikun dhe konsultimit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe shoqërinë civile, si dhe në kushte urgjence.

Mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës krijon klimë mosbesimi ndaj kësaj pakete ndryshimesh ligjore të reformës në drejtësi, sipas KShH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore