Sport

Kombëtarja e Shqipërisë U21 njeh kundërshtarët për eleminatoret e Euro 2023


Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i eleminatoreve për Kampionatin Europian të 2023. Në bazë të shortit, Shqipëria është pjesë e Grupit G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.

Shqipëria ka patur rival Anglinë, Kosovën dhe Andorrën edhe në eleminatoret e Europianit të 2021.

Eleminatoret e Euro 2023, do të fillojnë në mars të 2021 dhe do të përfundojnë në qeshor të 2022. Faza e play-off do të luhet në shtator të 2022. Ndërsa faza finale e kompeticionit do të zhvillohet në muajt qeshor-korrik 2023.

Tekniku i Shpresave, Alban Bushi, është shprehur rreth shortit:

“Shorti është shumë i fortë, si të gjithë shortet në përgjithësi kur bien, por mendoj që kemi një favor këtë herë, sepse njohim mirë tre nga ekipet, Andorrën, Kosovën dhe Anglinë. Dy ekipet e tjera, Çekinë dhe Slloveninë, pak a shumë dihet futbolli i tyre, futboll i fortë, luftë në ajër”.

“Do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Kemi lojtarë shumë të mirë, pothuajse 80% e ekipit janë nga sezoni i kaluar dhe kjo na bën që të ndihemi mirë, të përforcohemi me lojtarë akoma të rinj, siç kanë ardhur nga U-19 dhe nga U-20 dhe mendoj që do bëjmë më të mirën”– ka shtuar Bushi.

Shorti përcaktoi nëntë grupe, tetë grupe me nga gjashtë ekipe dhe një grup me pesë. Nëntë vendet e para do të kualifikohen direkt, së bashku me vendin e dytë më të mirë. Tetë vendet e dyta të mbetura do të luajnë play off për katër ekipet e fundit që do të marrin pjesë në Euro 2023.

Grupi A: Kroaci, Austri, Norvegji, Finland, Azerbajxhan dhe Estoni.

Grupi B: Gjermani, Poloni, Izrael, Hungari, Letoni dhe San Marino.

Grupi C: Spanjë, Rusi, Sllovaki, Irlanda e Veriut, Lituani dhe Malta.

Grupi D: Portugali, Greqi, Island, Bjellorusi, Qipro dhe Liteshtejn.

Grupi E: Holand, Zvicër, Bullgari, Uells, Moldavi dhe Gjiblartar.

Grupi F: Itali, Suedi, Republika e Irlandës, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Luksenburgu.

Grupi H: Francë, Serbi, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Ishujt Faroe dhe Armenia.

Grupi I: Danimark, Belgjikë, Turqi, Skoci dhe Kazakistan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore