Përballje

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave pëson humbje të thellë nga Belgjika


Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje të thellë nga ajo e Belgjikës, me rezultat 7:0.

Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit që do të mbahet në vitin 2023 në Australi dhe Zelandën e Re, vasha kuqezi pësuan gol që në minutën e shtatë përmes Janice Cayman.

Në minutën e 26, belget realizuan përsëri me anë të Tinne De Caigny, për rezultatin e pjesës së parë 2:0 në favor të Belgjikës.

Edhe pjesa e dytë ishte e tëra në favor të belgeve. De Caigny realizoi përsëri në minutën e 50-të, ndërsa mesfushorja Jassina Blom, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, arriti të shënojë tre gola, kurse golin tjetër e shënoi Tessa Wullaert.

Me këtë humbje, Shqipëria mbetet në vendin e parafundit me një pikë, derisa Belgjika zë vendin e dytë me katër pikë.

Ndeshen e radhës vazhdat shqiptare do ta zhvillojnë më 21 tetor kundër Armenisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore