Sport

Kombëtare në ‘hall’ (Pjesa I-rë)


Ekipet e mëdha kombëtare ndryshe nga ato të shteteve më të vogla, kanë shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta dhe për pasojë trajnerët e kanë shumë të vështirë të përcaktojnë se cilët lojtarë do të grumbullojnë.

Franca është një nga këto kombëtare. Didier Deschamps e ka të vështirë të zgjedhi në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse për shkak të numrit të lartë të futbollisteve.

Kush janë sulmuesit më në zë francez të momentit?

Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së është aktivizuar në 36 takime me klubin, nga ku shënuar 30 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste. Me Kombëtaren numëron 42 ndeshje, 16 gola dhe 13 asiste.

Antoine Griezmann

Sulmuesi i Barcelona-s është aktivizuar në 40 ndeshje, nga ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 11 asiste. Me Kombëtaren numëron 89 ndeshje, 35 gola dhe 27 asiste.

Olivier Giroud

Sulmuesi i Chelsea-t këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje duke shënuar 11 gola. Me Kombëtaren numëron 107 ndeshje, 44 gola dhe 11 asiste.

Wissam Ben Yedder

Sulmuesi i Monaco-s këtë sezon është aktivizuar në 29 ndeshje, nga ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar pesë asiste. Me Kombëtaren numëron 12 ndeshje, dy gola dhe dy asiste.

Anthony Martial

Sulmuesi i Manchester United-it është aktivizuar në 36 ndeshje me Djajt e Kuq, nga ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asiste. Me Kombëtaren numëron 27 ndeshje, një gol dhe tetë asiste.

Ousmane Dembele

Sulmuesi i Barcelona-s është aktivizuar në 35 ndeshje, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar katër asiste. Me Kombëtaren numëron 23 takime, tre gola dhe një asist.

Kingsley Coman

Sulmuesi i Bayern Munich-ut është aktivizuar në 29 ndeshje, ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 13 asiste. Me Kombëtaren numëron 29 ndeshje, pesë gola dhe një asist.

Marcus Thuram

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach-ut është aktivizuar në 32 takime me gjermanët nga ku ka shënuar shtatë gola dhe tetë asiste. Me Kombëtaren është aktivizuar në tre takime, nga ku ka dhuruar një asist.

Jonathan Ikone

Sulmuesi i Lille-s këtë sezon numëron 40 ndeshje, nga ku ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste. Me Kombëtaren 22-vjeçari numëron katër ndeshje, një gol dhe një asist.

Amine Gouiri

Sulmuesi 20-vjeçar i Nice-s ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste. Lojtari nuk ka debutuar akoma me ekipin e parë të Francës, ndërsa me U21 numëron 11 ndeshje, katër gola dhe dy asiste.

Odsonne Edouard

Sulmuesi i Celltic-ut është aktivizuar në 34 ndeshje, nga ku ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar pesë asiste. Me Kombëtaren A nuk ka debutuar, ndërsa me U21, numëron 13 ndeshje, ku ka shënuar 17 gola.

Alexandre Lacazette

Sulmuesi i Arsenal-it është aktivizuar në 34 ndeshje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tre asiste. Me Kombëtaren numëron 16 ndeshje, tre gola dhe një asist.

Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madrid-it është një nga emrat më të mëdhenj të Gjelave, por nuk thirret në kombëtare për shkak të skandalit me ish-shokun e tij te Franca, Mathieu Valbuena-n. Gjithsesi lojtari është i gatshëm nëse Deschamps-i do të vendoste ta thërriste.

Këtë sezon me Real-in, Benzema ka luajtur 32 ndeshje, nga ku ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste. Me Kombëtaren numëron 81 ndeshje, 27 gola dhe 18 asiste.

Këta janë lojtarët më të rëndësishëm dhe më në zë të Frances, që sigurisht nuk mund të thirren të gjithë në Kombëtare. Por, të gjithë janë të gatshëm dhe në pritje të ftesës kur Kombëtarja franceze ka ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore