Sport

Koeman-i ‘piketon’ një mbrojtës të majtë nga Holanda


Ronald Koeman-i, tekniku i Barcelona-s, i ka kërkuar klubit transferimin e një mbrojtësi të majtë. Ai ka sugjeruar emrin e Owen Wijndal-it të AZ Alkmaar-it.

Barcelona dëshiron të forcohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Junior Firpo nuk ka bindur dhe pritet largimi i tij nga “Camp Nou”. Kështu që mbetet vetëm Jordi Alba, alternativ në atë krahë.

Koeman-i i ka sugjeruar klubit të afrojnë bashkëatdhetarin e tij, Wijndal-in.

21-vjeçari është ndër lojtarët më të spikatur në Eredivise, ndërsa ka si agjent Mino Raiola-n.

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka marrëdhënie të mira me Raiola-n dhe nëse klubi bindet në aftësitë e 21-vjeçarit, atëherë transferimi i tij do të ishte lehtësisht i arritshëm.

Nëse afrohet Wijnald-i, Firpo ka gjasa të mëdha të transferohet në Serinë A, ku disa klube janë pas tij, mes të cilave edhe Milan-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore