Shqipëria

KLP cakton drejtuesit e dy prokurorive në rrethet Korçë dhe Mat


Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e sotme të 16 shtatorit, ka caktuar drejtuesit e dy prokurorive të tjera në rrethe. Përkatësisht në Korçë dhe Mat.

KLP-ja ka caktuar në detyrë Dhorina Theodhori, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë, si dhe Abaz Muça, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.

Këto dy emërime të reja e çojnë numrin e drejtuesve të emëruar nga KLP-ja në shtatë. Kjo për një periudhë tre vjeçare.

Këto emërime të mëparshme përfshijnë Anita Jella në Prokurorinë Durres, Elizabeta Imeraj në Prokurorinë Tiranë, Artan Shtrungza në Prokurorinë Tropojë.

Ndërkaq, përfshijnë edhe emërimin e Kreshnik Ajazit në Prokurorinë Elbasan dhe Genti Xholit në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore