Sport

Klopp, përsëri në Bundesliga?


Bayern Munich interesohet përsëri për Jurgen Klopp-in.

Në rast se, pas Evropianit të kësaj vere, Hansi-Flick vendos të marrë drejtimin e Gjermanisë, Bayern Munich-u do të tentojë që në “Allianz Arena” të sjellë Klopp-in e Liverpool-it.

Flick ka qenë i jashtëzakonshëm që nga emërimi i tij te Bayern në nëntor të 2019-ës. Ai arriti të fitojë të gjashtë titujt e mundshëm brenda një sezoni me bavarezët.

Bayern-i nuk ka dëshirë që të ndajë rrugët me Flick, por vendi i lirë që do të lërë Low këtë verë pas EURO 2020, mund të zëvendësohet nga Hansi Flick.

Me të ardhmen e Flick në ajër, Bayern-i po mendon që të testojë Klopp-in, duke i dhënë atij një mundësi për të udhëhequr bavarezët sezonin e ardhshëm.

Klopp është i pakënaqur me atë çfarë po i ofron Liverpool-i, të cilët pas transferimit të Van Dijk-it, nuk i kanë përmbushur asnjë kërkesë tjetër gjermanit.

Kohët e fundit, vendimi për të mos rinovuar me Wijnaldum-in nga drejtuesit e klubit, e ka nervozuar shumë Klopp-in.

Gjithë këto gjëra bashkë, mund të shtyjnë Klopp-in që të pranojë ofertën e mundshme të kampionëve gjermanë.

Klopp ka refuzuar mundësinë për të qenë përzgjedhës i Gjermanisë pas Joachim Low-it, duke thënë që është i gatshëm të ulet me Liverpool-in për të negociuar kushtet e një kontrate të re.

Por, përkundër kësaj, Bayern-i është e gatshme të provojë fatin me Klopp-in, edhe pse janë në dijeni që do të jetë shumë e vështirë.

Klopp kurrë nuk e ka fshehur admirimin për Bayern-in.

Në fakt, Klopp ishte intervistuar nga Bayern-i në vitin 2008, por u mund nga Jurgen Klinsmann në fund.

Bild raporton që Bayern-i do të provojë mundësinë për Klopp-in, para hartimit të një plani B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore