Jetesë & Stil

Klohe Kardashian pranon se ka kryer operacione plastike


Familja Kardashian është ndër më të famshmet në botë. Së fundmi në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians, njra nga motrat Khloe Kardashian ka rrëfyerës ka kryer operacione plastike në fytyrë.

Moderatori Andy Cohen e pyeti atë lidhur me pamjen e saj fizike dhe ajo tregoi ndërhyrjet që kishte realizuar.

“Kam bërë një ndërhyrje në hundë” u shpreh ajo.

Khloe pranoi gjithashtu se kishte bërë injeksione, por jo Botox pasi fytyra e saj nuk kishte reaguar mirë.

Khloe është akuzuar shpeshherë nga fansat për photoshop dhe u shpreh se spekulimet në lidhje me kirurgjinë plastike janë gjithmonë diçka e bezdisshme për të.

36-vjecarja ka qenë e shënjestruar në lidhje me pamjen e saj.

Khloe foli për motrat e saj Kim dhe Kourtney të cilat qëndronin gjithmonë të parat gjatë seteve fotografike dhe nënvizoi faktin se ato kanë qenë të privilegjuara për shkak të pamjes së tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore