Art&dizajn

“Kjo nuk është një skicë”


Karikaturisti suedez Lars Vilks, ndërroi jetë të hënën e 4 tetorit nga një aksident me makinë.

Vilks, sipas raportimeve, po udhëtonte me një makinë civile të policisë.

Kjo e fundit u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.

Gjatë incidentit rrugor, vdiqën gjithashtu dy policë, ndërsa shoferi i kamionit u plagos.

Famëkeq

Vilks mori famë prej skicimit të kokës së Profetit Muhamed në trupin e një qeni – gjysmë-antropomorfizëm në rebelimin e artit ndaj fesë.

Kumti i vdekjes së karikaturistit suedez, Lars Vilks, tregon se aksidenti që i mori jetën nuk do të mbetet asnjëherë brenda një skice si fama e tij.

Thënë më qartë, as kjo skicë “nuk është një skicë në vetvete”, pothuaj në të njëjtën trajtesë si llulla e Rene Magritte.

“Kjo nuk është një llullë”, dënonte vazhdimisht barbarizmin e gjuhës ndaj imazhit dhe zaptimit që mendimi i uzurpon njërës apo tjetrës.

Sprova

Lars Vilks, 75-vjeç, jetonte nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve me vdekje nga Al-Qaeda.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë që e konsiderojnë blasfemi vizatimin apo pikturimin e Profetit.

Kjo erdhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e Profetit.

Vilks zuri ballinat e mediave botërore pasi karikatura e tij shkaktoi zemëratë në publik.

Kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt takoi ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën.

Shpërblimi

Menjëherë më pas, Al-Qaeda në Irak ofroi një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për vrasjen e tij.

Në vitin 2015, Vilks mori pjesë në një debat mbi fjalën e lirë.

Ai tha se ai ishte ndoshta objektivi i sulmit, i cili vrau një regjisor filmi.

Lars Vilks në listën e njerëzve të kërkuar të Al-Qaedas

Edhe pse ai është më i famshëm për skicën e tij të Muhamedit si qen, Vilks ishte një artist dhe aktivist i cili shpesh punonte me bojë ose krijonte instalacione.

Një nga krijimet e tij ishte një skulpturë e bërë me dru në një rezervat natyror në Suedinë jugore, të cilën ai e ngriti pa leje dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore