Bota

Kinë: Shpëtohen 11 minatorë, të bllokuar prej 2 javësh


Autoritetet e shpëtimit në Kinë, kanë liruar 11 minatorë ari, të cilët ishin bllokuar qindra metra nën tokë, për dy javë. Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë punë për të gjetur 10 punëtorë të tjerë që ende kanë mbetur brenda minierës.

Hyrja e tunelit në minierën e arit, Hushan, u shemb pas një shpërthimi në 10 janar shkaku i së cilës nuk dihet ende. Të bllokuar mbetën 22 minatorë, ku njëri prej tyre vdiq, 11 prej tyre u shpëtuan dhe 10 prej tyre nuk dihet ende nëse janë ende gjallë.

Minatori i parë u nxor në sipërfaqe të dielën në mëngjes ku u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Rreth një orë pas shpëtimit të tij, 10 minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës.

Autoritetet kanë humbur kontaktet me 10 minatorët e tjerë që mbeten të zhdukur.

Si kanë mbijetuar minatorët kaq gjatë?

Për një javë, nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga minatorët e ngecur. Më 17 janar, ekipet e shpëtimit ndien tërheqjen e njërit prej litarëve që kishin vendosur në minierë.

Një shënim në leter u dërgua më pas nga një grup prej 12 minatorësh të mbijetuar me anë të një litari.

Pastaj u krijua një tunel komunikimi me minatorët e mbetur ku iu dërgonin ushqimet dhe ilaçet.

Të mbijetuarit arritën të mbanin kontakte të rregullta me ekipet e shpëtimit edhe pse të bllokuar në errësirë, ​​rreth 600 metra nëntokë,

Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, ku rregulloret e sigurisë së industrisë nuk zbatohen. Në dhjetor të vitit të kaluar, 23 minatorë vdiqën pas një rrjedhje të monoksidit të karbonit në një minierë qymyri.

Në shtator, 16 punëtorë u vranë në një minierë tjetër në periferi të Chongqing, gjithashtu për shkak të monoksidit të karbonit. Në dhjetor 2019, një shpërthim në një minierë qymyri në provincën Guizhou, në Kinen jug-perëndimore, vrau të paktën 14 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore