Lajme

Kina largon simbolet e Mao-s, pas paralajmërimeve të Komitetit Olimpik


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) lajmëroi, se Kina do të ndalojё sё pёrdoruri simbole politike në ceremonitë e medaljeve në Lojërat e Tokios, pas kritikave tё kёtij tё fundit.

Dy çiklistët kinezë, Bao Shanju dhe Zhong Tianshi, tё cilёt fituan sprintin e garave të hënën, mbanin simbole me një imazh të ish-udhëheqësit Mao Ce Dun, gjatë ceremonisё sё medaljeve javën e kaluar.

Gjeste të tilla janë të ndaluara gjatë konkurrimit ose në ceremonitë nё fjalё.

Mao Ce Duni i cili qeverisi Kinën me një grusht të hekurt nga viti 1949 deri në vdekjen e tij në vitin 1976, ishte përgjegjës për një nga katastrofat më të mëdha humanitare në histori.

Fushata e tij e “Kёrcim i Madh Përpara”, që synoi modernizimin e bujqësisë dhe industrisë së Kinës, çoi në përhapjen e urisë dhe vdekjen e gati 45 milionё njerëzve.

Miliarda simbole të Mao-s u prodhuan në Kinë në vitet 1960. Ato mbaheshin gjatë Revolucionit Kulturor në Kinë për të treguar besnikërinë ndaj tij, por i rastis edhe në ditët e sotme.

Në një deklaratë për shtyp, IOC u shpreh se Komiteti Olimpik Kinez “dha ‘sqarim’ mbi gjestin politik të atletëve, si dhe garantoi mospërsëritjen e tij.

“Autoritetet kineze na sqaruan dhe garantuan mospёrsёritje tё ngjarjeve tё tilla, atletët janë paralajmëruar gjithashtu”, tha Christian Klaue, drejtor i IOC për komunikimet korporative dhe çështjet publike.

Neni 50 i Kartës Olimpike thotë se, “asnjë lloj demonstrimi ose propagande politike, fetare ose racore nuk lejohet në ndonjë vend olimpik, vende ose zona të tjera”.

Rregullat u lehtësuan muajin e kaluar duke lejuar atletët që të “shprehin pikëpamjet e tyre” për çështje tё tilla si racizmi.

Megjithatë, ndalimet mbeten në fuqi për gjeste ose deklarata gjatë konkurrimit, ose në ceremonitë e medaljeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore