Lajme

Kina hedh akuza kundrejt SHBA-ve.


Qeveria kineze, të mërkurën, mohoi të kishte ndonjë qëllim për të mashtruar ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekipi, i përbërë nga shkencëtar dhe mjekë, është aktualisht në Wuhan për të hetuar origjinën e pandemisë së coronavirus-it.

Ministrja e Jashtme kineze, Hua Chunying, të martën u përpoq të çonte vëmendjen tek laboratori ushtarak amerikan, Fort Detrick.

Ajo akuzonte se laboratori është një burim i mundshëm i shpërthimit të pandemisë.

Ministrja i bëri thirrje SHBA-së të hapë laboratorin për inspektorët e OBSH.

Çështja, më vonë, u bë virale në mediat sociale kineze.

Në një konferencë për shtyp, Hua mbrojti të drejtën e Kinës për të kërkuar inspektimin e “Fort Detrick”.

“Nëse mediat amerikane mund të bëjnë raporte, në Institutin e Virologjisë Wuhan të Kinës, pse mediat kineze ose njerëzit e zakonshëm kinezë nuk mund të shprehin pikëpamjet e tyre në media sociale?”

Qeveria kineze mbron teorinë, edhe pse me prova të pamjaftueshme, se epidemia e ka gjenezën nga importet e ndotura të prodhimeve të detit.

Ky nocion është hedhur poshtë nga shkencëtarët dhe agjencitë ndërkombëtare.

Ndërkohë, ministrja mbrojti raportimet e mediave kineze rreth vdekjeve në Norvegji të shkaktuara nga vaksinat Pfizer.

Ajo gjithashtu kritikoi mediat perëndimore për politizimin e çështjes së vaksinave./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore