Sport

Kimmich-i shpreson të shoh Flick-un te Gjermania


Joshua Kimmich-i, lojtari i Bayern Munich-ut dhe Kombëtares së Gjermanisë, po shpreson që trajneri aktual i Bayern Munich-ut, Hansi Flick, të marrë drejtimin e Kombëtares pas Euro 2020.

56-vjeçari Flick, deklaroi pak kohë më parë se do të largohet në fundin e sezonit nga kampionet e Gjermanisë dhe mundësitë janë të mëdha që të kalojë në krye të stolit të panzerave. Joachim Low, tekniku aktual i Gjermanisë deklaroi se Euro 2020 do të jetë kompeticioni i fundit për të te kombëtarja.

“Kishte gjithmonë diskutime të panevojëshme, megjithatë ne kemi luajtur relativisht me sukses siç mund ta keni vërejtur”, tha Kimmich-i.

“Nese kjo do të ndodh në verë (largimi i Flick-ut), unë shpresoj që ai do të marrë detyrën në DFB më pas”, shtoi gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore