Shqipëria

Kim takohet me Krajën: Pavarësisht gradës, askush nuk është mbi ligjin


Reforma në Drejtësi dhe puna e kryer nga SPAK do të vazhdojnë të mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një takim me kryetarin e SPAK, Arben Kraja, si dhe prokurorë të organit të akuzës, ka mbrojtur tezën se janë parë më shumë rezultate.

“U takova në SPAK me Arben Krajën dhe prokurorët të ritheksoj mbështetjen e SHBA-ve për punën e tyre të rëndësishme”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kim ka ravijëzuar se, paçka kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për ndërhyrje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, ka vijuar ambasadorja.

Sipas saj, mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që të ecet përpara, në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku”, ka përmbyllur postimin Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore