Stil

Kim Kardashian me një fustan të dytë të Marilyn Monroe


Marilyn Monroe, Kim Kardashian

Kim Kardashian pushtoj të gjith titujt e mediave rozë me veshjen e saj të Marilyn Monroe në Met Gala të vitit 2022.

Pasi kaloi në tapetin e kuq me fustanin ikonik nga Jean Louis që Monroe veshi për t’i kënduar “Happy Birthday, Mr. President”, presidentit të asaj kohe John F. Kennedy në vitin 1962, Kardashian u ndërrua për të veshur një fustan të dytë të Monroe-s.

Në një postim në Instagram të shpërndarë të premten, ylli televiziv zbuloi se kishte “nderin” të vishte një tjetër fustan të Marilyn nga viti 1962.

Siç shpjegoi ajo në postimin e saj, fustani në mbrëmjen pas Gala-s ishte veshur më parë nga Marilyn në ndarjen e çmimeve “Golden Globes”.

Kim Kardashian, Marilyn Monroe

Kim shpjegoi se si vendosi për pamjen e dytë, përmes një shkrimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: “në kërkimin tim për të gjetur fustanin me rruaza të dorës Jean Louis që vesha në gala, zbulova se shtëpia e ankandeve Heritage Auctions zotëronte fustanin ikonik të Marilyn-it me tegela jeshile”.

“Për të përmbyllur natën time pas The Met, pata nderin të ndërrohem dhe të vesh fustanin Norman Norell të Marilyn Monroe, që ajo veshi në Golden Globes në vitin 1962, kur mori çmimin Henrietta për Filmin Botëror të Preferuar”, shkroi Kardashian.

Marilyn Monroe, Kim Kardashian

Ajo gjithashtu zbuloi se kishte në posedim edhe një kopje të fustanit jeshil të Golden Globes, megjithatë theksoi se mund ta vishte atë vetëm për të ngrënë pica në dhomën e hotelit.

Kim Kardashian

Kim u përball me kritika të shumta kur u shfaq e veshur me fustanin e Monroe-s në tapetin e kuq të hënën. Ndërsa muzeu ia huazoi veshjen Kardashian për Met Gala, ai ia ndaloi asaj të bënte çfarëdo ndryshimi. Kim humbi 16 kg me një dietë rraskapitëse dhe regjim ushtrimesh për t’u siguruar që fustani do t’i bënte.

Për më tepër, ajo e veshi origjinalin vetëm në tapetin e kuq të Met dhe më pas, për darkën dhe për të kërcyer, Kim veshi një kopje, pasi fustani i vërtetë, i veshur në vitin 1962, ishte shumë i çmuar për të kaluar një natë të tërë në të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore