Lajme

Kievin do ta marrim, thotë Kadyrov


Lideri i çeçenëve, Ramzan Kadyrov, ka bërë të qartë se objektivi i Kievit nuk është i pamundur dhe se ofensiva të pritshme, do të ketë edhe në Mariupol dhe qytete të tjera ukrainase.

Në një video-mesazh të postuar në kanalin e tij në Telegram, Kadyrov se rajoni i Donbass-it “do të çlirohet tërësisht” dhe kryeqyteti do të merret po ashtu.

“Ju siguroj se asnjë hap prapa nuk do të bëhet”, shtoi Kadyrov.

E gjithë kjo, vjen në një çast kur konflikti në Ukrainë është zhvendosur drejt lindjes, me objektiva kryesorë rajonet e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Moska po përgatit një ofensivë të fuqishme në Donbass për të marrë rajonin, por ukrainasit do të vijojnë të rezistojnë sipas tij dhe nuk do të lejojnë shkëputjen e territoreve.

Vetë zyrtarët rusë, kanë konfirmuar se në vëmendje do të kenë dy rajonet lindore, për t’i “çliruar” ato.

Gjithsesi, Kadyrovi pretendon se ofensiva do të jetë edhe më e gjerë.

Grupimi i tij, mund të jetë edhe një prej pjesëmarrësve në masakrën në Bucha, ku qindra qytetarë u gjetën të shtrirë rrugëve të pajetë dhe të tjerë, të groposur në varre masive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore