Stil

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson sjellin në jetë fëmijën e dytë


Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Ylli i realitetit televiziv, Khloe Kardashian dhe ish i dashuri i saj, basketbollisti kanadezo-amerikan Tristan Thompson, kanë mirëpritur fëmijën e tyre, të dytë.

Fëmija i cili erdhi në jetë përmes një nëne surrogante, i takon gjinisë mashkullore, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se si mund të quhet djali.

Ish-çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 4-vjeçare, True.

Thompson dhe Kardashian u ndanë gjatë verës, pasi kanë pasur një marrëdhënie të trazuar, e cila u shënua nga disa skandale mashtrimi dhe tradhtie.

Në janar, Thompson konfirmoi se kishte sjell në jetë një djalë me modelen e fitnesit, Maralee Nichols, duke i kërkuar falje Khoe-t.

Por kjo nuk e ka ndaluar 38 vjeçarjen, Kardashian, që t’i rris fëmijët së bashku me babain e tyre.

Ajo madje ka qenë shumë e zëshme për angazhimin e saj për të bashkë-prindëruar me Thompson dhe dëshirën e saj për të rritur familjen.

Ajo dokumentoi përpjekjet e saj për të konceptuar një fëmijë të dytë përmes “IVF” dhe ndihmës së fertilitetit në shfaqjen e tipit “reality”, “Keeping Up With the Kardashians”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore