Sport

Khabib: E dija për lëvizjen e CR7 te United


Kthimi i Cristiano Ronaldo-s te Manchester United ishte një nga surprizat më të mëdha të tregut të transferimeve verore.

Megjithatë, nuk rezulton të jetë kështu për ish-yllin e UFC, Khabib Nurmagomedov. Rusi në një intervistë për “Daily Mail”, tha se kishte qenë në djeni prej kohësh për negociatat e Ronaldo-s me United-in dhe nuk ishte aspak i befasuar.

Khabib është mik i ngushtë me Ronaldo-n dhe ata flasin pothajse çdo ditë. “Një muaj më parë, ai më tha se do të transferohej te Manchester United”, tha ylli rus, duke shtuar se “prisja që marrëveshja të ndodhte”.

“Unë mendoj se United-i është më i përshtatshëm për të sesa Juventus-i”, shtoi Khabib-i.

Ronaldo pritet të debutojë me United-in, menjëherë pas përfundimit të kualifikueseve të shtatorit për Kupën e Botës, Katar 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore