Sport

Kërkohet shkëmbim direkt, Jorginho – Eriksen


Christian Eriksen nuk ka gjetur në asnjë moment të vetëm hapësirat e duhura te Inter, kurse Jorginho duket se nuk është në planet e Thomas Tuchel.

Tabloidi italian, Calcio Mercato, raporton që mund të ndodhë një shkëmbim mes këtyre futbollistëvë këtë verë.

Conte e vlerëson shumë Jorginho-n, dhe kishte provuar ta transferonte në skuadrën e tij edhe kur italiani luante për Napolin.

Klubi anglez kërkon edhe 15 milionë euro që ky shkëmbim të ndodhë, por te Inter e konsiderojnë këtë si të pamundur.

Eriksen mund të kthehet në Premier League pas një vit e gjashtë muajsh, kur largohej nga Tottenham në drejtim të Inter.

E vetmja mënyrë që ta shohim këtë lëvizje të ndodhë, është nëse Chelsea pranon që të jetë shkëmbim pa para të përfshira, raporton Calcio Mercato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore