Sport

Kërkohet nga Napoli, Januzaj: Unë e di mirë situatën time


Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin aktual në të cilin luan, Real Sociedad.

Derisa ende nuk ka diçka të re rreth rinovimit të kontratës e cila i mbaron në korrik, për Januzajn interesohet klubi italian, Napoli.

Ai tashmë është grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e muajit mars, i cili në konferencën për media foli për situatën e tij në të cilën ndodhet.

27 vjeçari tha se për të ardhmen duhet të flasë njëherë me agjentin e tij Mino Raiola-n dhe nuk do dëshironte të deklaronte asgjë pa e diskutuar me të.

“Jam i fokusuar te Real Sociedad. Njerëzit flasin por unë e di mirë situatën time, vendimet që do të marr më shqetësojnë mua, familjen time dhe Mino Raiola-n. Mino është shumë kërkues, kam disa vite që punoj me të dhe flasim shumë”, tha Adnan Januzaj.

Kujtojmë që Januzaj është pjesë e Real Sociedad-it që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Manchester United për shumën e 8.5 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore