Zgjedhjet në Shqipëri

Tropojë/ Kërcënohet me armë dhe dhunohet përfaqësuesi i një partie


Policia e Shtetit ka njoftuar që Policia e Tropojës ka vënë në pranga shtetasin Gj.Gj., dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, Sh.Gj., dhe M.Gj., të cilët janë vëllezërit e autorit.

Ata kanë kërcënuar me armë zjarri, duke e goditur me mjete të forta shtetasin A.N.

Forca policore në Tropojë njoftojnë se është kërcënuar shtetasi A.N.,  përfaqësues i një subjekti kundërshtar politik, kurse vëllezërit më pas kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e shkollës, e cila shërben si qendër e votimit.

Ata nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Policia njofton që “Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, për veprat penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak’, ‘Kanosja’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’”.

Procesi zgjedhor ka vijuar normalisht dhe me vendim të Qendrës së Votimit, Nr.2, Policia është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore