Sport

Kehl: Haaland-i pritet të jetë gati për ndeshjen…


Shefi i Borussia Dortmund-it, Sebastian Kehl,  ka paraqitur të lajmet më të fundit rreth lëndimit të super talentit norvegjez, Erling Haaland-it.

Dortmund-i e pret me padurim kthimin në fushë të qendërsulmuesit. Sipas pritshmërive, ai do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Mainz-it, pas ndeshjeve të kombëtareve.

Haaland-i humbi tre ndeshjet e fundit te Dortmund-it për shkak dëmtimi të muskujve, por Kehl-i pret rikthimin e tij pas gati dy javësh.

“Unë pres që Erling-u të kthehet në fushë atëherë”, tha ai për “Kicker” të dielën.

Sidoqoftë, sulmuesi nuk ka gjasa që të paraqitet me kombëtaren e Norvegjisë për ndeshjet e kësaj jave.

“Për momentin, Erling-u nuk është ende në kushtet për t’u stërvitur, e lërë më të luajë një ndeshje”, shtoi Kehl-i.

Haaland-i këtë sezon, deri më tani ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 11 herë në tetë ndeshje. Gjithashtu ka dhuruar edhe katër asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore