Sport

Katër skuadrat e para në çerekfinalet e Euro U21


Grupi A dhe B në Euro U21 të martën mbyllen rrugën e tyre për fazën e grupeve, duke caktuar kështu katër nga tetë më të mirat për raundin tjetër.

Në grupin A, Holanda dhe Gjermania avansuan për në çerekfinale, duke lënë jashtë Rumaninë dhe Hungarinë.

Pa fat Rumania, e cila edhe pse kishte pikë të njejta me dy skuadrat tjera, Holandën dhe Gjermaninë, mbeti jashtë për shkak gol-diferencës më të dobët.

Të martën, Holandia triumfoi 6-1 kundër Hungarisë, kurse Gjermania me Rumaninë përfundoi në barazim 0-0.

Spanja dhe Italia ishin skuadrat që avansuan tutje nga Grupi B.

Spanja me lehtësi fitoi 2-0 kundër Çekisë duke kapur kreun me shtatë pikë.

Pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, fitorja 4-0 e Italisë përballë Sllovenisë, i siguroi vendin e dytë “të kaltërve” me pesë pikë.

Holanda, Gjermania, Spanja dhe Italia do mësojnë kundërshtarët e tyre në çerekfinale në bazë të katër skuadrave që kualifikohen nga grupi C dhe D.

Ndeshjet e këtyre dy grupeve luhen sonte në orën 18:00:

Grupi C: Danimarkë – Rusi, Islandë – Francë

Grupi D: Kroaci – Angli, Zvicër – Portugali

Radhitja në këto dy grupe:

Faza çerekfinale e Euro U21 që po zhvillohet në Slloveni dhe Hungari, fillon më 31 maj.

Finalja luhet më 6 qershor në Slloveni.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore