Sport

Kategoria Superiore U21/ Bylisi “tërmet” Fotball Republic-ës, fiton Vllaznia


Kategoria Superiore U21, ka luajtur ndeshjet e javës së 24 të saj. Bie në sy fitorja e Bylisit me 11 gola përballë Football Republic-ës. Vllaznia ka fituar përballë Kukësit, ndërkohë që Laçi me Kastiotin është shtyrë.

Në Ballsh, vendasit kanë shënuar 11 herë dhe kanë pësuar tre. Qardaku ka shënuar katër gola, nga dy gola shënuan Ruçi dhe Aliani, dhe nga një gol shënuan  Spahiu, Muçollari dhe Maçolli. Për miqtë shënuan Shahu, Sukaj dhe Radeta.

Me fitoren e arritur, Bylisi konfirmon veten në kyre të Superiores U21, me 57 pikë, pas 22 javësh të luajtura.

Vllaznisë i ka mjaftuar një gol në Kukës, në minutën e 60 të takimit, për t’u larguar me tri pikë dhe për të parakaluar Laçin në renditje. Goli i M.Cobës i dërgon shkodranët në vendin e dytë me 54 pikë, pas 22 javësh.

Teuta ka mundur në Durrës Akademinë e Futbollit me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga S.Zogaj dhe D.Kapllani. Me fitoren e arritur, Teuta ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë.

Tirana ka fituar në Fier përballë Apolonisë me rezultatin 0-4. Golat u shënuan nga A.Demaj (dopietë), K.Aliaj dhe A.Jaho. Bardheblutë renditen në vendin e gjashtë me 34 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore