Sport

Karl Anthony Towns fiton garën për tre pikë


Fundjava e NBA All-Star vazhdoi me aktivitetin e së shtunës, Gara për Tre Pikë, kishte një listë të mbushur me yje.

Në rundin e parë, Luke Kennard, i cili shënoi 28 pikë, mposhti CJ McCollum, Desmond Bane dhe Zach LaVine.

Ylli i Chicago Bulls po përpiqej të bëhej lojtari i parë në historinë e NBA-së që fitonte si në Dunk Contest ashtu edhe në garën për tre pikë.

Megjithatë, ai doli nga gara që në raundin e parë duke marrë numrin më të ulët të pikëve (14).

Pas pushimit, Karl-Anthony Towns dukej se merrte një epërsi të madhe me 22 pikë, por ai ishte ende pas Kennard.

Pastaj Trae Young shënoi 22 pikë po ashtu për të kaluar tutje me Kennard e Towns.

Në raundin tjetër, Towns doli me 29 pikë për të ngjallur pak frikë si te Kennard ashtu edhe te Young.

Në radhë ishte Young, ai bëri më të mirën, por filloi ngadalë në fillim dhe mori vetëm 26 pikë në fund.

Luke Nennard ishte i fundit, i cili gjithashtu nuk doli shumë mirë pasi barazoi Young me 26 pikë.

Karl-Anthony Towns u shpall kampioni i Konkursit për tre pikë 2022.

Me 29 pikë, Karl-Anthony Towns ka thyer rekordin e vendosur nga Stephen Curry në 2021 dhe Devin Booker në 2018.

Të dy këta yje fituan garën duke marrë 28 pikë, Karl-Anthony Towns i mposhti të dy, pasi shënoi një pikë më shumë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore