Kosova

Kapen nga policia, të burgosurit që u arratisen nga Lipjani


Ilustrim.

Dy të burgosur që kanë ikur nga Qendra Korrektues në Lipjan, pikërisht në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale dhe të drejtën kushtetuese për votim mund ta ushtrojnë edhe të burgosurit, të njëjtit u kapen nga Policia e Kosovës brenda ditës.

A.K, i cili është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.X është i dënuar me dy vjet për veprën penale, ”asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje”.

Mirëpo, në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se ishte informuar për rastin pak orë më pas ka arritur që t’i arrestojë të njëjtit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Në 38 komuna, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore