Sport

Kaos në derbin e Athinës


Derbi i xhiros së 6-të të kampionatit grek mes rivalëve të qytetit Panathinaikos dhe AEK nuk mund të kalonte pa incidente.

Shkak është bërë vrasja e tifozit të AEK-ut, Mihalis Kaczuris pas një sherri në të cilin kanë marrë pjesë edhe tifozët e Dinamo Zagrebit “Bad Blue Boys”.

Bëhet e ditur se mbështetësit e Panathinaikos kanë marrëdhënie vëllazërore me tifozët nga Kroacia, ndaj kanë varur një pankartë për nder të tyre.

Në stadiumin “Apostolos Nikolaidis” u mblodhën rreth 16 mijë spektatorë. Para ndeshjes, vendasit ngritën sloganin “Çlironi Bad Blue Boys”, gjë që bëri që lojtarët e AEK-ut të largohen drejt dhomës së zhveshjes. Ata kërcënuan se nuk do të dilnin në lojë nëse nuk hiqej banderola.

Rreth 100 tifozë të arrestuar të Dinamo-s janë ende në burgjet greke dhe nuk ka të dhëna se kur mund të lirohen.

Ditët e mëparshme, me kërkesë të Greqisë, policia kroate arrestoi disa tifozë të Dinamo-s, të cilët arritën të kthehen në Kroaci pas ngjarjes.

Çfarë ndodhi para ndeshjes AEK – Dinamo

Përleshjet e dhunshme shpërthyen në periferi të kryeqytetit grek, Athinë, gjatë orëve të para të mëngjesit të 8 gushtit mes tifozëve të Dinamo Zagrebit dhe vendasve të AEK-ut. Si pasojë një tifoz grek mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën.

Tifozi grek i klubit të futbollit AEK u vra me thikë, sipas policisë lokale. Përleshjet lanë të paktën tetë persona të plagosur, tre grekë dhe pesë kroatë.

Sipas policisë, viktima 22-vjeçar i plagosur me thikë u shtrua në spital para se t’i dorëzohej plagëve të marra gjatë natës.

Lidhur me ngjarjen, policia greke u shpreh fillimisht se dhuna kishte ardhur nga tifozët kroatë, që në fakt nuk duhet të kishin udhëtuar në Greqi sipas vendimit të UEFA-s.

Megjithatë, tifogrupi “Bad Blue Boys” i Dinamo-s arriti të hynte në tokën greke duke mashtuar policinë vendase pasi u hoqën si turistë që do të shkonin në destinacione të ndryshme. Disa prej tyre, rreth 200 sipas mediave greke, kishin kaluar nga kufiri me Shqipërinë.

Në Athinë, tifozëve të Dinamo-s iu ishin bashkuar edhe ultras të Panathinaikos-it, rivalët vendas të AEK-ut.

Huliganizmi ‘përgjak’ futbollin, nis me kaos sfida AEK-Dinamo Zagreb

Shfaqen video të reja, a fshehu policia greke ngjarjen në stadiumin e AEK?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore