Përballje

Kanada me hap të madh drejt botërorit, Amerika dhe Meksika nuk dështojnë


Vetëm edhe tri ndeshje kanë mbetur deri në përfundimin e kualifikueseve për Botërorin “Qatar 2022” në Amerikën Qëndrore dhe atë Veriore.

Të enjten në mëngjes, tri skuadrat favorite për t’u kualifikuar tutje – Kanada, SHBA-të dhe Meksika, kanë bërë një hap të madh drejt botërorit.

Kosta Rika në anën tjetër është aftër shumë me Panama-n për vendin që dërgon në play-off.

Amerikanët ishin vendas të hondurasit në një ndeshje që doli të jetë shumë e lehtë.

Ata fituan me rezultat 3-0, duke dominuar gjithë takimin.

Në pjesën e parë, rrugën e rrjetës e gjetën McKennie dhe Zimmerman, kurse në të dytën ishte Pulisic ai që shënoi për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Kanada arriti fitoren e tretë radhazi me rezultat 2-0, duke fituar në El Salvador.

“Gjethët e panjës” zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, përmes Hutchinson dhe David.

Meksika në anën tjetër vuajti, por arriti një fitore shumë të vlefshme përballë Panama-s.

Vendasit duhej të prisnin 80 minuta për të parë golin e parë dhe të vetëm të takimit, me Raul Jimenez që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Fitore minimale arriti edhe Kosta Rika, në fushën e Xhamaikës.

Pas 11 ndeshjesh, tabela në kualifikimet e Amerikës Qëndrore dhe Veriore, duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore