Sport

Kampionia e botës në kërcime me ski vendos të përfaqësoje Kosovën


Kampionia e botës në kërcime me ski, Sophie Sorschag, do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata Skitare e Kosovës (FSK).

FSK ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila tani e tutje, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit mbrëmë në Ljubljanë të Sllovenisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore