Sport

Kampionati Botëror Senior në karate, përfaqësim i denjë i sportistëve të Kosovës


Kampionati Boteror Senior ne karate po mbahet aktualisht ne Dubai. Garuesit e Përfaqësueses së Kosovës në Karate kishin një paraqitje shumë të mirë.

Rrugëtimi për medalje te bronztë (Repasazh) tani do te vazhdojnë edhe dy garues e cila do te zhvillohen me 18.11.2021 (enjte).

Albulena Gervalla u paraqit në kategorinë deri 55 kilogram, ajo xhiron e parë e fitoj nga garuesja e Skotlandes, u ndal nga finalistja e kësaj kategorie garuesja e nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku tani do te vazhdoj rrugëtimi për medalje te bronztë (Repasazh) e cila do te zhvillohen me 18.11.2021 (enjte), ku do te ballafaqohet me garuesen nga Singapori.

Edhe Albinot Selmani kishte paraqitje te mirë në kategorinë deri 60 kilogram, në xhiron e parë e kaloi pa kundërshtarë, për te vazhduar me fitore nga garuesi nga Qipro, Kyrgystanit, u ndal nga gjysmë finalisti i kësaj kategorie garuesi nga Franca.

Po ashtu Yll Cenaj në kategorinë 67 kilogram do te vazhdoj rrugëtimin për medalje të bronztë (Repasazh) pasi qe kishte një paraqitje te mirë ai në xhiron e parë e kaloi pa kundërshtar për te vazhduar me fitore nga garuesi nga Afrika Jugore u ndal nga finalisti i kësaj kategorie garuesi nga Franca.

Hatigje Zejnullahu u paraqit në kategorinë deri 50 kilogram humbi në xhiron e parë.

U kujtojmë se edhe Kosovarët përfaqësohen me gjithsejtë 11 garues, në Kampionatin botëror te seniorëve në mesin e 962 garuesve te botës.

Kurse Federatën e Karatesë te Kosovës e përfaqësoj në punimet Kongresi i Federatës Botërore të Karatesë (WKF), sekretar i përgjithshëm Nazmi Gashi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore