Shqipëria

Kam vendosur të qëndroj në politikë dhe do qëndroj gjatë, thotë Meta


“Sovraniteti do jetë një nga çështjet që unë do angazhohem në të ardhmen, kthimi i sovranitetit të popullit shqiptar. Kam vendosur të qëndroj në politikë dhe do qëndroj gjatë”.

Kjo ka qenë deklarata e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mbrëmjen e 7 prillit i ftuar në një emision.

Sipas Metës është dëmtuar sovraniteti i vendit dhe i popullit shqiptar dhe theksoi se, “sovraniteti do të jetë tema kryesore, por gjithashtu do te jem i angazhuar për demokracinë, lirinë, ekonominë dhe të drejtat e qytetarëve”.

Duke u ndalur te mbarimi i mandatit të tij në rolin e Presidentit të shqiptarëve, Meta tha se pikërisht “sovraniteti’ do të jetë dhe arsyeja madhore e rikthimit të tij pas 24 korriku.

“Kjo do jetë edhe nja nga çështjet që do te jetë pjesë e ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut”, tha Meta.

Duke folur për rolin e tij në krye të shtetit, Meta u shpreh se ka qenë i vetmi presidenti me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë.

“President i minuar dhe nga lidershipi i opozitës, dhe i minuar edhe nga ish partia e tij, qe me ose pa dashje me tradhtoi duke mos më mbështetur në të gjithë idetë dhe qëndrimet e mira si President”, vijoi Meta.

Duke ironizuar nismën e kryeministri Edi Rama “Këshillimi Kombëtar”, Meta ravijëzoi se një nga angazhimet e tij në të ardhmen do të jetë që qytetarët të flasin nëpërmjet referendumeve dhe jo nëpërmjet “Këshillimeve”.

Sa i përket opozitës, Meta u shpreh se nën lidershipin Lulzim Bashës – i cili ka dhënë dorëheqjen tashmë – ka qenë “e kapur dhe e shitur”.

“Ndaj ndodhi ajo që ndodhi më 25 prill. Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë ‘kecin’ (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, ironizoi Meta.

Ndër të tjera Presidenti përmendi faktin se është qetë, “sepse sot jam i qartë për të ardhmen. Jam i qetë sepse i kam fituar te gjitha betejat, në Venecia dhe këtu, në mbrojtje të Institucionit të Presidentit”.

Kujtojmë së Meta fitoi betejën në Gjykatën Kushtetuese përballë Grupit Parlamentar të socialistëve për shkarkimin e tij për shkelje të Kushtetutës nën rolin e Presidentit të Republikës.

Ndërsa sa i përket çështjes së hetimit të inceneratorë, Meta u shpreh se, “do të merrem vetë”.

“Pres reagim të përgjegjshëm nga drejtësia, por nëse ky reagim vonon atëherë me zbardhjen e kësaj çështje do merrem vetë”, e përmbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore