F1

Kalendari i F1 mund të ndryshojë sërish


Pandemia Covid-19 bën të rishikohet përsëri kalendari i Formula 1 për vitin 2021.

Tashmë veç turit të Australisë e Kinës, në diskutim janë dhe ato të Montecarlos, Azerbajxhanit dhe Kanadasë.

Presidenti rishtar i Formula 1, Stefano Domenicali, tha se ai do të jetë gati për alternativa të tjera, në rast se këto tre ture anulohen.

Pas shtyrjes së garës së Melbournit është konfirmuar Imola si garë zëvendësuese. Dhe pritet që garën e Vjetnamit ta zëvendësojë Portimao (Portugali).

Disa pista si ajo e Gjermanisë, Nurburgring, e Stambollit dhe Mugello (Itali) janë të gatshme dhe nuk duket të paraqesin problem.

Pra, edhe këtë vit duket se kalendari do të ketë improvizime dhe të papritura./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore