Shqipëria

Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin


Avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin.

Kalaja i ka kallëzuar penalisht ata për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

“Subjekti i kallëzuar është deputeti Lulzim Basha, i cili referuar provave në bashkëpunim me shtetasen Aurela Basha, Erion Isufi kanë konsumuar vepra penale duke filluar që nga shtrëngimi me anë të kanosjes për përfitim pasurie, e cila në zhargonin e përditshëm quhet gjobëvënie”, ka thënë ajo.

“Po ashtu ai është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv në kohën kur ishte ministër i transporteve e shumë akuza të tjera. Unë kam paraqitur në SPAK prova të reja që lidhen me lobimin në Amerikë për foton me presidentin Trump dhe për të cilin flitet se janë para ruse”, ka shtuar Kalaja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore