Sport

Juventus-i tenton me të gjitha forcat për Icardi-n


Kanë mbetur pak më shumë se 48 orë deri në mbylljen e merkatos verore.

Pa dyshim që në këtë merkato kemi parë disa nga transferimet më të çmendura të të gjitha kohërave.

Ndër skuadrat më aktive kanë qenë PSG-ja dhe Juventus-i, njëra për afrimet dhe tjetra për largimet.

Tani, këto dy skuadra janë në negociata me njëra-tjetrën për një futbollist.

Bëhet fjalë për Mauro Icardi-n, që kërkohet me ngulm nga Juventus-i.

Klubi bardhezi e humbi Ronaldo-n disa ditë më parë, dhe tani po kërkon zgjidhje në sulm.

Agnelli po këmbëngulë që Icardi të jetë emri, por ky operacion do të jetë i vështirë.

Më Mbappe-n që është afër transferimit te Real Madrid-i, PSG dëshiron ta mbajë Icardi-n.

Përkundër kësaj, Juventus-i mbetet alarmante, dhe nëse një dështim ndodh në lëvizjen e Mbappe-s te Real-i, ata do të hidhen në sulm për Icardi-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore